Pogradec, peshkimi i paligjshëm
rrezikon të zhdukë Koranin

Pogradec, peshkimi i paligjshëm <br />rrezikon të zhdukë Koranin
POGRADEC- Peshkimi i paligjshem, po çon drejt zhdukjes një nga speciet më të rralla të liqenit të Ohrit, peshkun Koran. Kjo situatë po ndikon negativisht dhe në zhvillimin turistik të zonës. Prodhimi nuk është më ai i dikurshmi, ndërkohë nëse vazhdohet me këto ritme, në liqenin e Pogradecit, peshku, Koran do të jetë thjesht, një simbolikë e së kaluarës.

Gjendja kritike pranohet dhe nga vetë drejtuesit e Shoqatës së Peshkatarëve, të cilët pohojnë se në mënyrë të vazhdueshme është kërkuar të merren masa, por nuk është bërë asgjë. Sipas, nënkryetarit, Thoma Simaku është mjaftuar vetëm me bllokimin e disa rrjetave dhe varkave, por kjo nuk është e mjaftueshme.

“Gjuetia e paligjshme në liqenin e Pogradecit po vazhdon akoma, po ndikon për keq dhe jo për mirë. Problemi është ngritur në çdo institucion, por gjendja vazhdon të jetë njëlloj.Gjuetia e Koranit është nga ora 4 deri në orën 8 dhe në atë kohë peshkojnë edhe peshkatarët e ligjshëm e ata të paligjshëm”,-thotë Simaku.

Dikur në Liqenin e Ohrit, peshkonin vetëm 35 peshkatarë, ndërsa sot ky numër ka shkuar në 300. Përballë kësaj situate dhe peshkimit pa kriter, Korani, po zhduket si specie unikale e liqenit të Pogradecit, ndërkohë që gjurmët e tij, po i ndjekin dhe shumë specie të tjera.

Redaksia Online
(s.f/b.y/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim

Serie A/ Juventus dhe Roma ndahen në paqe, 0-0 në Torino! Udinese mposht Comon, Verona fiton në udhëtim