36-vjeçari me inicialet N.P pas mjekimit në Spitalin e Pogradecit u dërgua për mjekim të specializuar në Tiranë.
Materialet për ndjekje të mëtejshme, iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje"
Njoftimi i plotë i policisë:
Pogradec
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit :
Xhevahir Kajaçka, 37 vjeç, banues në fshatin Dunicë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 10.11.2017, në fshatin Gështenjas ky shtetas për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasin N.P, 36 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, i cili pas mjekimit të marrë në Spitalin e Pogradecit është transportuar në Tiranë për mjekim të specializuar.
Materialet për ndjekje të mëtejshme, iu referuan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale : "Plagosja e rëndë me dashje" parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.
Redaksia Online
J.Sh Shqiptarja.com












