Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë në aksin rrugor Korçë-Pogradec në afërsi të fshatit Vërdovë, Pogradec, pasi po transportonte në drejtim të Tiranës 17 emigrantë me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit.
Autori me inicialet R.H., banues në Kodër-Kamëz, Tiranë transportonte emigrantë nga Vendet e Treta, me automjetin furgon tip "Opel" kundrejt fitimit, njoftoi sot policia.
Efektivët sekuestruan në cilësinë e provës materiale automjetin dhe një celular.
Materialet procedurale kaluan Prokurorisë së Korçës.