POGRADEC- Një 40- vjeçar është arrestuar pasi ka dhunuar një punonjës policie.

Personi D.H debatoi me fjalë me  policin dhe më pas ushtroi dhunë pasi ai  i vuri masë ndëshkimore për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Sipas policisë, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gykatës të Shkallës së Parë Pogardec për veprime të mëtejshme.