Pogradec, problemet në plazh
Ankohen pushuesit për ndotjen

Pogradec, problemet në plazh<br />Ankohen pushuesit për ndotjen
POGRADEC- Pogradeci vijon të mbetet një nga qytetet më të frekuentuara nga turistët e huaj dhe vendas gjatë periudhës së verës. Megjithë përmirësimet në infrastrukturën rrugore, pushuesit mbeten sërish të pakënaqur me kushtet që ofron këtë vit qyteti turistik.
 
Ndotjet dhe patrullimi i varkave të shpëtimit në raste rreziku janë problemet që shqetësojnë pushuesit.
 
Gjithashtu, ajo që mbetet për të theksuar është edhe zaptimi i plazhit publik nga shezlonget e subjekteve private. Çdo ditë hapësirat publike dhe mundësia e pushuesve për t’i shfrytëzuar sa vjen e zvogëlohet.
 
Ndërkohë, nga ana e subjekteve private është pohuar se shezlonget e vendosura janë me leje nga bashkia e qytetit për ushtrimin e aktivitetit të tyre.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Skandali me mbetjet toksike, sipas jush e kujt është përgjegjësia?



×

Lajmi i fundit

OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës

OBSH: Izraeli pranon armëpushim ditor në Gazë për vaksinimin e popullatës