Dy adoleshentë nga qyteti i Pogradecit janë vënë në ndjekje penale nga policia pasi kanë qëlluar me amë pa leje në ajër. Një prej tyre E.XH 16 vjeç është vënë në prangat e polcisë ndërkohë që D.Y,15 vjeç po proceduhet penalisht
Blutë e Pogradecit kanë sekuestruar një pushkë gjysëm automatike me të cilën dy të rinjt dyshohet se dje rreth orës 20:00, në bashkëpunim mes tyre, për motive të dobëta, kanë qëlluar në ajër me armë zjarri, në pyllin e fshatit Gështenjas. Vlerësimi i situatës dhe ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, bëri të mundur identifikimin dhe kapjen e tyre.
Në vendin e ngjarjes, u gjetën dhe u sekuestruan me cilësinë e provës materiale, gëzhoja.Si rezultat i veprimeve të mëtejshme hetimore të kryera, si edhe gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E.XH, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale : Një pushkë gjysëm automatike model 63, të cilën ky shtetas e posedonte pa lejen e organeve përkatëse.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa lejë e armëve luftarake dhe e municionit” kryer në bashkëpunim

Redaksia online
(shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com