POGRADEC - Policia e Pogradecit ka sekuestruar një arsenal armësh si dhe ka arrestuar në flagrancë poseduesin 67-vjeçar. Uniformat blu kanë arrestuar Spiro Muçllari banues në fshatin Vërdovë të Pogradecit pasi gjatë kontrolleve të ushtruara në magazinën në pronësi të tij janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri automatik model 56,
3 kallëpë lënë plasëse e llojit tritol,
2 armë të ftohta
si dhe 5380 fishekë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec , për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta” parashikuar nga nenet 278/2/3 dhe 279/1 të Kodit Penal.
 
Redaksia Online
(o.m/shqiptarja.com)