POGRADEC - Lirohen për mungesë provash vëllezërit Andrea dhe Martin Olldashi, të dyshuar për vënie eksplozivi në lokalin e ish futbollistit të Pogradecit, Gjergj Leka.
Ngjarja ndodhi ditën e mërkurë, rreth orës 02:00 në hyrje të qytetit, ku një shpërthim i fuqishëm tronditi të gjithë zonën, por fatmirësisht shkaktoi vetëm dëme materiale në lokal si dhe në disa biznese për rreth.
Vetë futbollisti Leka deklaroi se ngjarja e rëndë kishte lidhje me një konflikt të hershëm mes tij dhe dy vëllezërve Olldashi.
Një ditë pas ngjarjes së rëndë, policia e Pogradecit arrestoi vëllezërit Olldashi të dyshuar si autorët kryesorë të ngjarjes, por i liroi ata pas tre ditësh për mungesë provash.
(da.is/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com