POGRADEC- Një grua ka mbetur e plagosur pasi një bombol gazi ka marrë flakë, në apartamentin ku jetonte në Pogradec. Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur ‘Agjensia’ në katin e dytë të një pallati.
Nga shpërthimi i fuqishëm i gazit janë shkulur edhe dritaret e banesës e kanë përfunduar në rrugë. Fatmirësisht nuk ka patur kalimtarë të dëmtuar.
Fqinjët e përshkruajnë shpërthimin si tërmet.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate shqiptarja.png)
‘Shpërthimi sikur ra tërmet nga zhurma. Thamë u shemb ndonjë mur. I kemi shtëpitë afër.’- u shpreh një nga fqinjët.
Në vendngjarje ndodhet një mjet zjarrfikëse dhe policia që do të bëjë të mundur zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
'Rreth orës 10:30, në lagjen nr.5 Pogradec, në banesën e shtetases E. P., 71 vjeçe, dyshohet se ka shpërthyer një bombël gazi.
Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar 71-vjeçarja, e cila aktualisht po merr mjekim në spitalin e Pogradecit, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.'- njofton policia.
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)