Dëborë, erë e fortë dhe temperatura deri në -7 gardë, si paraqitet situata e motit në Korçë

Dëborë, erë e fortë dhe temperatura deri në -7 gardë, si paraqitet situata e motit në Korçë

Korçë (Foto arkiv)

1736673231_borenekorce.jpg

Foto: Korçë

Në Qarkun e Korçës gjatë natës ka patur reshje të dobëta dëbore të shoqëruara me erë të fortë në disa zona të cilat kanë mundësuar përqëndrimin e dëborës në rrugë e vende të ndryshme.

Sipas një njoftimi zyrtar raportohet se temperaturat kanë shkuar deri në -7 gradë, kryesisht në zonat malore.

Ndërkohë është punuar për mirëmbajtjen e akseve kryesore nacionale kryesisht pastrim, kriposje dhe aktualisht vazhdon qarkullimi normal përgjatë këtyre akseve.

Nisur nga temperaturta e ulëta dhe reshjet e dëborës rekomandohet përdorimi i pajisjeve dimërore nga të gjithë drejtuesit e automjeteve.

"Është hapur segmenti Vithkuq-Shtyllë-Panarit, Voskopojë-Lekas, janë hapur rrugët lidhëse në bashkinë Devoll dhe do të vazhdohet me Njësinë Adminstrative Miras, në Bashkinë Pustec janë hapur të gjitha rrugët lidhëse me fshatrat. Gjithashtu edhe në bashkinë Kolonjë ka vazhduar puna për hapjen e rrugëve në Helmës, Prodan dhe Bejkovë.  Nga Bashkia Pogradec janë hapur rrugët lidhëse me qëndrat e Njësive Administrative Proptisht, Velçan, Trebinjë, Dardhas dhe Çërravë, sot do të vazhdojë puna për hapjen e rrugëve lidhëse me fshatrat e tyre", thuhet në njoftim.

Sa i përket energjisë elektrike,zonat që nuk kanë drita janë: Bashkia Maliq fshatrat Protopapë dhe Pulahë, 12 abonentë, në Bashkinë Kolonjë Njësia Administrative Leskovik, fshati Peshtan, Vrepckë, Lashovë, Gjirakar 10 abonentë, resorti “Peshku Sotire”, 3 abonentë.  Bashkia Korçë fshati Panarit, Trebickë dhe Orgockë 20 abonentë, në Bashkinë Pogradec 2 abonentë në grupi i antenave në fshatin Çervenakë.

Grupet e punës ndodhen në terren për riparimin e defekteve, teksa problem vazhdon të mbetet riparimi i defektit dhe rikthimi i energjisë elektrike  në fshatrat e Njësisë Administrative Proptisht të cilët marrin energji elektrike nga Agjenc.Elekt. Përrenjas.

Është komunikuar me OSSHEE Elbasan dhe pritet riparimi i linjës.


Lajmi kryesor:

Dy ditë e bllokuar nga bora, hapet 'Rruga e Arbrit'! Mjetet duhet të lëvizin me goma dimërore ose zinxhirë


Xh.K/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

Akuzat ndaj Majkos, Fatos Klosi: Berisha ka dalë shpesh blof! E di që as vetë nuk i beson! Salianji u bë shembull, më mirë të mos merren më me këto gjëra

Akuzat ndaj Majkos, Fatos Klosi: Berisha ka dalë shpesh blof! E di që as vetë nuk i beson! Salianji u bë shembull, më mirë të mos merren më me këto gjëra