POGRADEC- Një bombol gazi ka shpërthyer mëngjesin e kësaj të mërkure në qytetin e Pogradecit, ku ka mbetur i plagosur pronari. Burime për Report Tv mëson se ngjarja ka ndodhur në lagjen numër 1 të këtij qytetit rreth orës 06:30! Shkak për shpërthimin është bërë rrjedhja e gazit.
Si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur pronari i banesës dy katëshe, 64-vjeçari i identifikuar me inicialet Y. L., i cili është dërguar në spital ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Gazetarja e Report Tv, Gladiola Hoxha raporton se në ato momente në banesë ka qenë edhe bashkëshortja, e cila fatmirësisht nuk është lënduar.
Megjithatë, si pasojë e flakëve ka pasur dëme të mëdha në banesë, në katin e parë. Sipas zjarrfikësve, ambjenti ka qenë i mbushur me gaz, por që nuk është ndjerë nga pjesëtarët e familjes, e që më pas ka provokuar edhe flakët.
Bombola e gazit që ka shpërthyer
Bombolat e gazit të pakontrolluara janë shndërruar në një rrezik serioz për jetën e qytetarëve. Edhe ditën e djeshme në Dibër, 5 pjesëtar të një familjeje mbetën në qiell të hapur su pasojë e shpërthimit të bombolës.
Ketu ne U.S.A.bombola te tilla pak me te ulta ,shkembehen kundrejt pageses ,kthen nje bosh dhe ble nje plot,ne supermarket,por nuk lejohet ti futesh ne dyqan edhe sikur bosh ti kesh.Mbushjen dhe mirembajtjen e tyre e kane detyre dhe monopol kompani te caktuara dhe dyqanet I mbajne bombolat jashte ne kafaze me celes.Me ben pershtypje qe shqiptaret I mbajne Brenda ne shtepi!Keto jane bere vetem per grilat qe mbahen jashte ose per restorante qe kane masa mbrojtese speciale.Shteti duhet te rregulloje me ligj shitjen,menaxhimin e perdorimin e bombolave te kesaj madhesie.
Përgjigju