Shpërthim me tritol pranë banesës së Meard Berberit në Pogradec, organizator i sulmit me armë ndaj Hotel Volorekës në 2020! I dënuar 5 herë

POGRADEC- Qyteti i Pogradecit është tronditur nga një shpërthim tritoli në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne. Objektiv ishte Meardi Berberi, një person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar 5 herë që nga vitit 2011. 38-vjeçari rezulton pjesë e grupit që sulmoi me armë Hotel Volorekën në 2020 në Pogradec dhe doli nga qelia pasi përfitoi prej amnistisë. Merad Berberi bashkë me Ilir Berberin, konsideroheshin si organizator të sulmit në hotel ‘Voloreka’ në Pogradec, më gusht të 2020, ndërsa në rolin e atentatorit ishte Anterio Kaloshi.

Lënda plasëse është hedhur në orën 02:30 në sheshpushimin mes katit të parë dhe katit të dytë të një pallati dhe sipas dëshmitarëve në zonë shpërthimi ishte shumë i fuqishëm.

‘Shpërthim i fuqishëm shumë ne thamë se ra pallati. Kur dola pashë tym të zi. Pastrueset i hëngrën copat e tullave.’- u shpreh një dëshmitar.

Meard Berberi, rezulton i dënuar 5 herë për vepra të ndryshme penale, duke nisur që nga plagosja e rëndë me dashje, prodhim dhe armëmbajtje pa leje e kundërshtim të forcave të policisë.

  • 08.08. 2020 - Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake".
  • 10.02.2019 - Kundërshtim i punonjësit të policisë", "Prishje e rendit dhe qetësisë publike"
  • 20.06.2008 - Plagosje e rëndë me dashje e kryer në bashkëpunim" dhe "Armbajtje pa leje".
  • 24.02.2018 - Kanosje, Prishje e qetësisë publike.
  • 24.04.2011 - Plagosje e rëndë me dashje

Njoftimi i policisë

'Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë,  në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.'- njofton policia.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:24
Shpërthimi me tritol në Pogradec, fqinji: Ishte shumë i fortë, pastrueset i kapën copat e tullave! Thamë na erdhi ‘rusi’

Shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm më Pogradec. Objektiv ishte Meardi Berberi, 38-vjeç me precedent të theksuar penal.

Në një intervistë për Report Tv një nga fqinjët tha se shpërthimi ishte shumë i fortë dhe se u ndje shumë. Sipas tij pastrueset që ishin në punë në ato momente u prekën nga copat e tullave.

‘Shpërthim i fuqishëm shumë ne thamë ra pallati. Ça u bë. Kur dola, pashë tym të zi. Pastrueset i hëngrën copat e tullave. Ajo ishte e tmerrshmja se ulërinë ato, atëherë dola. Policia erdhi vonë. Ishte tmerr fare, thash si bëjnë ata nga Izraeli nga Palestina. Unë thash na erdhi rusi.’- tha Berberi.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Allauakbar: 22/07/2024 10:42

    Surrat leshi Sunit , Arabo - Iranian

    Përgjigju
  • Ridi: 22/07/2024 10:18

    I denuar 5-here, me rrezikshmeri te larte dhe del me amnisti!!! C`fare tjeter per vec se eleminim pret qe te ndhodhe,

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori

Akuzat e opozitës për mbylljen e TikTok! Rama fiton garën me fansat, 2 milionë pëlqime! Berishën e mund edhe Arlind Qori