Pogradec/ Tentuan të grabisnin banesën, rrahën pronarin, arrestohet në flagrancë një nga hajdutët

Pogradec/ Tentuan të grabisnin banesën, rrahën pronarin, arrestohet në flagrancë një nga hajdutët

Foto ilustruese

Dy shtetas janë arrestuar në flagrancë pasi kanë tentuar të vidhnin banesën e një 37-vjeçari në fshatin Rëmenj të Pogradecit.

Erjon Ibi, 42 vjeç, është arrestuar në flagrancë pas telefonatës së një qytetari se, Ibi në bashkëpunim me një tjetër shtetas tentoi të vidhte një banesë. Dy hajdutët kanë hyrë në banesë dhe kanë goditur pronarin e banesës. Policia ka sekuestruar si provë material bizhuteritë e vjedhura në banesë.

Njoftimi i plotë:
Qytetari telefonon Policinë për dy shtetas që po tentonin të vidhnin një banesë, falë reagimit në kohë të Policisë arrestohet në flagrancë njëri prej autorëve, si edhe shpallet në kërkim bashkëpunëtori tjetër i tij i cili mundi të largohet. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale bizhuteritë e vjedhura në banesë. Më datë 20.07.2018, rreth orës 21:00, është marrë një telefonatë se në fshatin Rëmenj, në banesën e shtetasit A.D, 37 vjeç, kanë hyrë dy persona për të vjedhur. Menjëherë në vendngjarje shkuan shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, si edhe forcat operacionale të DVP-Korçë të cilët bënë kapjen në flagrancë të shtetasit: 

Erjon Ibi, 42 vjeç, banues në fshatin Çërravë-Pogradec.

Ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin A.H, 40 vjeç, i cili ka mundur të largohet para mbërritjes së Policisë, kishin hyrë në katin e dytë të banesës dhe pasi janë diktuar nga pronari i saj e kanë hasur në rezistencën e tij, e kanë goditur këtë të fundit me një mjet të fortë duke i shkaktuar dëmtime të lehta trupore. Shtetasi Erjon Ibi, ka mundur të marrë vetëm disa bizhuteri, të cilat iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Nga ana e Policisë, po punohet për kapjen e shtetasit A.H. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale parashikuar nga neni 139 dhe 25 të Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë