Pogradec/ Transportonin 7 emigrantë, arrestohen dy persona (VIDEO)

POGRADEC - Dy persona janë arrestuar pasi po transportonin 7 emigrantë të paligjshëm me qëllim kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.

Fillimisht në pranga u vendos një 30-vjeçar Denis Sulejmani u kap në afërsi të fshatit Gështenjas, Pogradec teksa po transportonte 4 emigrantë me një mjet tip "Vlokswagen". Ai u kishte marrë 200 euro në këmbim të transportimit të tyre drejt vendeve në BE.

Ndërkohë një 18-vjeçar, Skerdilajdo Kamberi banues në rrogozhinë u arrestua në vendin e quajtur "Lumi i Tërhanit" në Pogradec, duke transportuar me mjetin tip "BMW", 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit prej 150 euro secilit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve".

E.M./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje

Operacioni i SPAK, masë arresti me burg edhe për ish-shefin e krimeve tek Komisariati nr.6 Dedan Gjoni, aktualisht në burg për sigurim kushtesh për vrasje