Pogradec/ Transportonte 11 emigrantë të paligjshëm, pranga 35-vjeçarit!Tentoi të arratisej, por u kap nga policia

POGRADEC- Një 35-vjeçar ka rënë në pranga pasi transportonte 11 emigrantë të paligjshëm drejt vendeve të Bashkimit Europian, kundrejt parave.

Burime zyrtare i thanë Shqiptarja.com se është arrestuar I. B., 35 vjeç, teksa mësohet se së momentin që ka ndërhyrë policia ai tentoi që të largohet, por u kap nga uniformat blu disa metra më tutje.

Transportimi i paligjshëm i emigrantëve nga vendet e botës së tretë drejt Bashkimit Europian është shndërruar në një biznes i mirëfilltë në këtë qytet.

Pak ditë më parë Report Tv bëri një investigim ku intervistoi 5 emigrantë, duke treguar të gjithë itinerarin se si kanë mbërritur deri në vendin tonë dhe se si do  e shfrytëzojnë Shqipërinë si vend tranzitë për të shkuar drejt perëndimit. Ata kishin ardhur nga Bilishti nga kufiri i gjelbër dhe se të ndihmuar nga grupet kriminale kundrejt pagesave për t'u larguar sërish drejt BE. Report Tv i filmoi ata në autostradën Elbasan-Tiranë që erdhën me mjetin e një trafikanti.

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja

‘Giro d’Italia 2025’ nis nga Shqipëria, jehonë në mediat e huaja