Dy persona janë arrestuar nga policia pasi janë kapur duke transportuar 7 emigrantë të paligjshëm në aksin Pogradec-Qafë Thanë.
Sipas informacioneve, policia ka arrestuar Gentjan Dikellari, 36 vjeç dhe Altedi Jolldashi, 23 vjeç banues në Pogradec.
Arrestimi i tyre është bërë në aksin rrugor Pogradec-Qafë Thanë, ku në mjetin tip “Benz” i drejtuar nga 36 vjeçari, u pikasën 7 emigrantë të paligjshëm, të cilëve u ishte premtuar transporti drejt Tiranës dhe më pas drejt BE në këmbim të një shume parash.

Në momentin e ndalimit, 23 vjeçari është përpjekur ti largohet policisë, por pa rezultat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” kryer në bashkëpunim dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.
E.M./Shqiptarja.comKomente

