Pogradec-Mëngjesin e sotëm është raportuar se në lagjen numër 2 në Pogeadec, është vjedhur kasaforta e një mini marketi brenda së cilës ndodheshin një sasi lekësh.

Nga të dhënat e para dyshohet se kanë qenë katër persona të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin pasi kanë marrë kasafortën, janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje pas denoncimit nga pronari i Mini Marketit.

Policia po heton për identifikimin dhe kapjen e autorëve si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Redaksia Online
Xh.F/Shqiptarja.com