Një zjarr në një banesë në qytetin e Pogradecit për pak u shndërrua në tragjedi. Ndërhyrja e zjarrfikësve shpëtoi mrekullisht një person që kishte mbetur në banesë.
Ngjarja është regjistruar në lagjen nr 1 të qytetit,në një banesë private. Sipas burimeve në momentin e zjarrit brenda banesës ka qenë i vetëm një person i cili pas ndërhyrjes së menjëhershme të forcave zjarrfikëse bënë të mundur nxjerrjen e këtij shtetasi pa pësuar dëmtime.
Ndërkohë nga zjarri i përmasave të mëdha në banesë ka pasur dëme materiale. Po punohet për shkaqet e rënies së zjarrit ndërkohë nga hetimet paraprake mendohet se shkaku ka qenë një bombol. Aktualisht zjarri është izoluar.