Mjeshtri i fotografisë Ardian Fezollari së bashku me të tjerë emra të njohur fotografësh nga Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Kosova çelen ekspozitën e fotografisë me peizazhe nga trojet shqiptare.

“Besoj se kjo ekspozitë është një promocion i mirëfilltë i gjithë bukurive shqiptare në të gjithë trevat tina si Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mali i Zi.  Vetë pjesëmarrja e fotografëve e dëshmon këtë që them”, tha mjeshtri i fotografisë, Ardian Fezollari.

Qyteti liqenor i Pogradecit me peizazhet e veta mahnitëse, sipas fotografit Osman Demiri e shton frymëzimin për të realizuar të tilla shkrepje profesionale.

“Pogradeci është i njohur si qytet i bukur, i peizazhit të bukur. Ka liqenin të bukur prandaj dhe tërheq fotograf që merren me peizazhin. Kjo është edhe arsyeja kryesore që hapet një ekspozitë e till”, u shpreh fotografi nga Gostivari i Maqedonisë së Veriut, Osman Demiri.

Ekspozita në Pogradec do te qëndrojë e hapur për disa ditë....