Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar se ditën e sotme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në të gjithë qytetin e Pogradecit dhe në Njësinë Administrative Buçimas.
Sipas njoftimit, shkak është një avari e konstatuar në nënstacionin elektrik, ku do të kryhen ndërhyrje për riparimin e defektit.
Ndërprerja do të zgjasë rreth dy orë, nga ora 16:00 deri në 18:00.
OSHEE u kërkon mirëkuptim abonentëve për këtë ndërprerje të përkohshme, e cila bëhet me qëllim rikthimin e normalitetit në furnizimin me energji elektrike.





Komente
Komento