Pogradec, vëllai godet me thikë vëllanë pas sherrit për pronën! I ikën policisë

Pogradec, vëllai godet me thikë vëllanë pas sherrit për pronën! I ikën policisë

Foto ilustruese

Një 44 vjeçar është në kërkim pasi akuzohet se goditi me thikë vëllanë e tij. Ngjarja është shënuar mbrëmjen e 27 korrikut në fshatin Tushemisht të Pogradecit.

Policia e Korçës informoi se në banesë  Denis Harizit gjatë një konflikti të çastit, dyshohet se ka dëmtuar me thikë vëllanë e tij shtetasin A. H.,50 vjeç, i cili ndodhet për mjekim në spitalin e Pogradecit.

Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes Denis Harizi. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Nga burime bëhet e ditur se grindja mes dy vëllezërve ka ardhur si pasojë e pronave. Gjithashtu të njëjtat burime brenda policisë konfirmojnë se 50 vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

S.G/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?



×

Lajmi i fundit

'Mos më kanë vënë çip në kokë', Vuçiç kapet keq me gazetaren për vizitën e Xi Jinping: Jeni çmendur të gjithë

'Mos më kanë vënë çip në kokë', Vuçiç kapet keq me gazetaren për vizitën e Xi Jinping: Jeni çmendur të gjithë