POGRADEC - Goditet një rast i kultivimit të bimëve narkotike në Pogradec.
Policia ka arrestuar një 31 vjeçar pasi në fshatin Tallë në vendin e quajtur ‘Uji i Ftohtë’, dyshohet se kishte kultivuar 610 bimë narkotike, të cilat u asgjësuan me anë të djegies.
'Në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional kombëtar “Territor i pastër”, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të kultivimit të bimëve narkotike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë intensifikuar kontrollet në terren, duke u bazuar në inteligjencën policore. Si rezultat i kontrolleve, në vendin e quajtur “Uji i Ftohtë”, në fshatin Tallë, u gjetën të kultivuara 610 bimë narkotike cannabis sativa, të cilat u asgjësuan me anë të djegjes.'
Më tej gjatë kontrollit në territor policia gjeti 1 armë gjahu dhe municion ushtarak të cilat u sekuestruan.
Policia arrestoi Danjel Skënderi, 31 vjeç banues në Divjakë në fshatin Çermë-Sektor.
'Gjatë kontrollit të territorit, u gjetën dhe 1 armë gjahu dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë më 2 celularë.
Në vijim të veprimeve për këtë rast u arrestua në flagrancë shtetasi D. S., 31 vjeç, banues në fshatin Çermë-Sektor, Divjakë.'
Ai është në hetim për kultivim të lëndëve narkotike dhe prodhim dhe armëmbajtje pa leje.
G.K/E.H/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Ku po i kaloni pushimet e verës?
-
Në Shqipëri
48.1%
-
Jashtë
17.6%
-
Nuk lëviz
34.2%
Vota total: 3104
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
PAMJET/ Karambolohen dy makina në Qafë Thanë, plagosen 2 shoferët dhe 3 pasagjerët
7 Gusht, 14:28
-
Merr flakë bombola e gazit në një banesë në Pogradec, plagoset 71-vjeçarja! Nga shpërthimi, dritaret e apartamentit përfunduan në rrugë
7 Gusht, 10:49
-
Rritet fluksi i udhëtarëve në pikën kufitare të Qafë-Thanës në Pogradec! Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe turistët e huaj drejt plazheve të Jugut
6 Gusht, 16:52
-
Nga Pogradeci në Ulqin, piktori Sadik Kasa e feston 70-vjetorin me ekspozitën shëtitëse në trojet shqipfolëse
5 Gusht, 10:08
-
Pogradec/ Organizohet për herë të parë festivali i peshkatarëve! Ekspozim produkteve dhe argëtim
3 Gusht, 14:57
-
Eduard Zaloshnja: Pogradeci, Mbret i turizmit vendas
3 Gusht, 14:18
-
Lejoi ndërtimet pa leje, kryeinspektori i Bashkisë së Divjakës dënohet me 1 vit burg
3 Gusht, 10:20
-
‘Frymë vere’, instrumentistët e TKOB koncert në Pogradec
30 Korrik, 20:49
-
Pogradec/ Sherr me thika midis dy të miturve! 15 vjeçari përfundon në spital
28 Korrik, 22:20
-
Sherr me thika mes dy të rinjve në Pogradec, një i plagosur! Arrestohet 24-vjeçari
27 Korrik, 22:41
-
Video/ Maratona e pazakontë në Pogradec, bebushët arrijnë të kapin këmbadoras vijën e finishit
27 Korrik, 15:57
-
FOTO/ Kërkimet arkeologjike nënujore në Lin të Pogradecit, Rama: Brenda vitit e shpallim zonë të mbrojtur arkeologjike
27 Korrik, 15:55