Pogradec-Një i mitur 13-vjeçar ka plagosur me thikë një 15-vjeçar pas një konflikti të çastit.

Pasi ka marrë ndihmën mjekësore djali është larguar nga spitali.

Ndërkohë i mituri tjetër është identifikuar dhe është shoqëruar në Komisariat, informoi sot policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin plotë të rrethanave të ngjarjes.