TIRANË - Në një nga postimet e tij të zakonshme në Facebook, ish-kryeministrit Berisha i ka shpëtuar pa censuruar fakti se ai ishte në dijeni që stafi Antikrimit Ekonomik në Polici spiunonte Edi Ramën dhe politikën shqiptare.

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka deklaruar se, Rama po shkrin njësinë e policisë Kundër Krimit Ekonomik, pasi kishte përgjimet për Ramën dhe kupolën mafioze të PS-së. Në shënimin në profilin e tij në Facebook, Berisha shkruan se, ky është një tjetër akt hakmarrjeje dhe dënimi kolektiv ndaj atyre njerëzve që kanë mbledhur informacionet për maxhorancën.

“Rama shkriu policinë kriminale që merrej me hetimin e krimit ekonomik, e cila me hetimet, teknikat dhe përgjimet e saj ka vendosur para ligjit qindra trafikantë, banditë, kontrabandistë por dhe qindra zyrtarë të korruptuar të maxhorancës tonë”, shkruan Berisha.

Sipas ish-kryeministrit, “kjo polici kishte të gjitha përgjimet e komunikimeve elektronike të kryera nga organet tona dhe partnerët tanë, të anëtarëve dhe bosëve të bandave kriminale të Hakmarrjes për Drejtësi, Bandës së Lushnjes apo Durrësit, në të cilat lakohej dhe implikohej edhe direkt emri i Ramës. Njesia kishte dhe dokumenta dhe përgjime të shumta për ministra, deputetë aktual të PS-së, familjarë të tyre të implikuar në larje parash të pista, kontrabandë, trafik droge etj”.

Sipas Berishës, një tjetër shkak i dënimit kolektiv të oficereve të policisë është se ata ligji i ngarkon për luftën kundër korrupsionit të qeverisë dhe administratës publike.

“Rama dhe ministrat e tij, në një muaj po bëjnë baëerdinë me investime pa tender dhe me prokurim direkt, natyrisht është kjo polici që duhet të hetoje aktet kleptokratike të Ramës dhe ekipit te tij ndaj dhe me urgjencë duhet zëvendesuar me militante të tipit Didi që për Ramën nuk njohin ligjin”, shkruan Berisha në profilin e tij në Facebook.
Ish-kryeministri thotë se, u gjet preteksti i përgjimit të dy oficerëve për shkrirjen e sektorit të krimit ekonomik në Policinë e Shtetit.

“Si pretekst per shkrirjen e policise kriminale Rama perdori nje pergjim ne te cilin dy oficere te policise kriminale ishin shprehur se operacioni i policise kunder lojrave te fatit motivohej fund e krye nga vendosmeria e Rames per te krijuar monopolin ne kete fushe per vellaçkon e tij te rilindur nga SHBA dhe Hakmarrjen per Drejtesi. Ketij i thone zemerim! Vrapim drejt kleptokracise!”, thuhet në fund të shënimit, të ish-kryeministrit Sali Berisha.

fb berisha
(Foto: Postimi në facebook i deputetit të PD, Sali Berisha )

 
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)