Superliga shqiptare e futbollit ka nisur këtë të dielë javën e 27-të. Me fillim nga ora 14:00 Partizani fitoi 0-4 me Erzenin. Në 17:00 në "Elbasan Arena" Tirana dhe Egnatia barazuan 1-1.
Në "Arena Egnatia" të Rrogozhinës, 'vendasit' e Erzenit u mposhëtn 0-4 nga Partizani. Eliminimi nga Kupa e Shqipërisë sikur "i ndezi" të kuqtë e Orges Shehit, që nuk u kursyen dhe shënuan katër herë. Tedi Cara zhbllokoi ndeshjen në minutën e 16-të, para se Christian Mba të mbyllte pjesën e parë në avantazhin e dyfishtë. Në pjesën e dytë Atanaskoski (86') dhe Bintsouku (88') "vulosën" duelin. Partizani e mbylli me dhjetë vetë këtë duel pas daljes me karton të kuq të Marcelino Prekës.
Tirana dhe Egnatia barazuan 1-1 në "Elbasan Arena". Sfida e javës së 27-të në Superligë dhuroi emocione në fushë, teksa goli i barazimit u shënua në limite me penallti. Të dyja skuadrat i zgjasin "stresin" vetes, pasi Tirana ka gjashtë ndeshje radhazi pa fitore, ndërsa Egnatia pesë ndeshje radhazi pa tri pikë. Ibrahimoglu shënoi për rrogozhinasit në minutën e 74 pas një vendosje jo të mirë nga Hoxhallari në prapavijë, teksa goli i barazimit u shënua nga Kristal Abazaj me penallti të konfirmuar me VAR në të 90+7'.
Superliga e futbollit, java e 27-të:
E dielë
14:00 Erzeni 0-4 Partizani
17:00 Tirana 1-1 Egnatia
E hënë
14:00 Kukësi - Laçi
17:00 Dinamo - Teuta
17:00 Skënderbeu - Vllaznia
Renditja: