Bekim Balaj nderon Vllazninë në Durrës, Egnatia fiton 4-0 kundër Bylis! Skuadrat ndajnë kreun e Superligës

Bekim Balaj nderon Vllazninë në Durrës, Egnatia fiton 4-0 kundër Bylis! Skuadrat ndajnë kreun e Superligës

Teuta 1-2 Vllaznia

Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të dielë me javën e pestë. Në Rrogozhinë, kampionët në fuqi të Egnatias u rikthyen te tri pikët duke mundur 4-0 Bylisin. Ndërkohë që në 19:00 në "Niko Dovana" Teuta u mund në limite 1-2 nga Vllaznia.

Në Rrogozhinë, Egnatia mundi pa probleme 4-0 Bylisin. Disfata e një jave më parë kundër Vllaznisë në Shkodër ka bërë që kampionët në fuqi të reagojnë duke treguar cilësi në fushë. Gjithçka u zhbllokua në minutën e 32-të nga supergoli i Ahmetaj. Më pas radha ishte për Xhemajlin që me dopietë e dërgoi rezultatin në 3-0. Në këtë sfidë kishte vend edhe për Edison Ndrecën që shënoi në minutën e 69-të golin e katërt.

Në "Niko Dovana" të Durrësit, Teuta u mposht 1-2 nga Vllaznia. Miqtë shënuan pas 20 minutave lojë me Esat Malën, ndërsa Teuta barazoi me Nasr në pjesën e dytë. Vllaznia shënoi golin me vlerën e tri pikëve në sekondat e fundit me Bekim Balaj. Sulmuesi shënoi me kokë nga zhvillimet e një këndoreje. Me dhjetë pikë shkodranët ndajnë kreun me Egnatian.

Superliga, java 5:

E dielë, 15 shtator

16:00 Egnatia 4-0 Bylis

19:00 Teuta 1-2 Vllaznia

E hënë, 16 shtator

16:00 Laçi - Partizani

19:00 Dinamo - Skënderbeu

19:00 Tirana - AF Elbasani

Renditja:

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:10
Balaj 'bekon' Vllazninë në limite, shkodranët fitojnë 1-2 kundër Teutës në Durrës


Në "Niko Dovana" të Durrësit, Teuta u mposht 1-2 nga Vllaznia. Miqtë shënuan pas 20 minutave lojë me Esat Malën, ndërsa Teuta barazoi me Nasr në pjesën e dytë. Vllaznia shënoi golin me vlerën e tri pikëve në sekondat e fundit me Bekim Balaj. Sulmuesi shënoi me kokë nga zhvillimet e një këndoreje. Me dhjetë pikë shkodranët ndajnë kreun me Egnatian.

S.Dh/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?