'Poker' kampionësh, Egnatia fiton 4-0 kundër Bylis! Teuta - Vllaznia me prozhektorë

'Poker' kampionësh, Egnatia fiton 4-0 kundër Bylis! Teuta - Vllaznia me prozhektorë

Egnatia 4-0 Bylis

Superliga shqiptare e futbollit nisi këtë të dielë me javën e pestë. Në Rrogozhinë, kampionët në fuqi të Egnatias u rikthyen te tri pikët duke mundur 4-0 Bylisin. Ndërkohë që në 19:00 në "Niko Dovana" luhet Teuta - Vllaznia.

Në Rrogozhinë, Egnatia mundi pa probleme 4-0 Bylisin. Disfata e një jave më parë kundër Vllaznisë në Shkodër ka bërë që kampionët në fuqi të reagojnë duke treguar cilësi në fushë. Gjithçka u zhbllokua në minutën e 32-të nga supergoli i Ahmetaj. Më pas radha ishte për Xhemajlin që me dopietë e dërgoi rezultatin në 3-0. Në këtë sfidë kishte vend edhe për Edison Ndrecën që shënoi në minutën e 69-të golin e katërt. Me dhjetë pikë Egnatia merr kreun e renditjes.

Superliga, java 5:

E dielë, 15 shtator

16:00 Egnatia 4-0 Bylis

19:00 Teuta - Vllaznia

E hënë, 16 shtator

16:00 Laçi - Partizani

19:00 Dinamo - Skënderbeu

19:00 Tirana - AF Elbasani

Renditja:

S.DH/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    A ka pasur sukses 'Tempulli' në kapjen e shpërndarësve të drogave në shkolla?



×

Lajmi i fundit

Lukaku shkëlqen me një gol dhe dy asiste, Napoli fiton 0-4 kundër Cagliarit! Sherri në stol

Lukaku shkëlqen me një gol dhe dy asiste, Napoli fiton 0-4 kundër Cagliarit! Sherri në stol