Në "Elbasan Arena", Kastrioti humbi 1-4 me Partizanin dhe tanimë është i rrëzuar zyrtarisht nga Superliga. Krutanët kaluan të parët në avantazh me Grecën në të 9 minutë, para se Rrapaj dhe Da Silva të shënonin dy gola për përmbysjen që në pjesën e parë. Më pas Murataj dhe Da Silva me dopietë dërguan shifrat në 1-4. Me këtë fitore dhe barazimin e Tiranën, Partizani kryeson Superligën një javë nga fundi i sezonit.

Sa e vlerësoni këtë artikull?
★ ★ ★ ★ ★
  • Sondazhi i ditës: 12 Nëntor, 17:55

    Gjoba protestuesve që bllokojnë rrugët gjatë tubimeve, si e vlerësoni?