Polemika në Grupin PD, Doda: Të
jemi në Kuvend, jo bojkotit

Polemika në Grupin PD, Doda: Të<br />jemi në Kuvend, jo bojkotit
TIRANE-   Mbledhja me dyer të mbyllura  e grupit parlamentar të PD-së është zhvilluar mes polemikave. Burime të brendshme nga ky grup të cituara nga Tv A1 Report dhe Shqiptarja.com bëjnë të ditur se deputetja e PD-së, Mesila Doda ishte kundër bojkotit të kuvendit.

“Demokratët na votuan që të jemi në Parlament. Nuk mund t’i lëmë hapësirë bosh PS-së”- citohet të ketë thënë Mesila Doda.

Në përgjigje kryetari i PD-së Lulzim Basha është shprehur se  “Bojkoti i përkohshëm, vetëm një xhest. Javën tjetër pritet që PD të të kthehet në Kuvend.


Pas mbledhjes së grupit PD-së u vendos që një përfaqësi e opozitës e përbërë nga kreu i grupit PD-së Edi Paloka, deputetët demokratë Eduard Halimi, Genc Strazimiri por dhe kreu i PR-së Fatmir Mediu të shkonte në Kuvend.  


BASHA: RAMA DO TE PRISHE ADMINISTRATEN PER INTERESA TE NGUSHTA POLITIKE
Në fillim të mbledhjes, kur mbajti fjalën kryetari i PD-së Lulzim Basha akuzoi Ramën se ligji që do të miratohet sot bëhet për të ndryshuar administratën publike për interesat e ngushta të kryeministrit Rama.

Basha tha se Aktin Normativ për shtyrjen e zbatimit të Ligjit për Administratën Publike opozita do ta dërgojë për gjykim në Gjykatën Kushtetuese dhe do të kërkojë kushtetueshmërinë e çdo akti tjetër të paligjshëm, që sipas tij, ndërmerr maxhoranca. 
     Duke iu referuar deklaratës së kryeministrit Edi Rama se Raporti i Progresit i KE mbështeste aktin normativ, Basha u shpreh se është gënjeshtër. 

      "Rama po shkallmon administratën për interesat e tij. Kjo është administrata, që ka punuar për heqien e vizave, lëvizjen e lirë të shqiptarëve. Eshtë administrata e reformave të mëdha, që çuan vendin drejt marrjes së statusit. Këtë administratë e mbrojmë, pasi mbrojmë ligjin, mbrojmë Kushtetutën, konsesusin, bashkëpunim politik me mendje të hapur”, deklaroi Basha në këtë mbledhje.  

  Sipas tij, ky votim nuk ka të bëjë thjesht me administratën publike. “Sot Edi Rama dhe Ilir Meta nuk do të votojnë thjesht një akt, nuk po përmbysin, thjesht, konsesusin, por po përcaktojnë sjelljen me opozitën, me qytetarin,  me ligjin, duke u sjellë me arrogancë, arbitraritet”, tha Basha. Sipas tij, konsesusi nuk është çështje numrash. 

   “Shkarkimet e ndodhura në administratën publike, shkarkimet kolektive të paligjshme, ku spikat shkarkimi i drejtuesve të Policisë së Shtetit, tregojnë synimet që ka Edi Rama për administratën publike. Votimi i sotëm nuk e bën të ligjshëm këtë akt normativ. PD do ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese këtë akt dhe çdo ligj tjetër, që është në kundërshtim me Kushtetutën.  Po presim që Gjykata Kushtetuese të japë vlerësimin për aktin normativ”, deklaroi Kreu i opozitës, Lulzim Basha, në mbledhjen e grupit parlamentar të PD-së

“Këta që votojnë sot sy mbyllur, deklarojnë se Komisoni europian, mbështet aktin normativ, e këtë hap e merr Edi Rama. Për të shkatërruar administratën publike për interesat e tij të ngushta. Kjo është administrata që bëri reformat që Shqipëria të anëtarësohet në NATO, që Bashkimi Europian ti heqë vizat Shqipërisë.”- tha Basha.
 
(sg/gs/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Financim nga shteti për familjet që instalojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në banesa! Miratohen 4 skema për panelet, pompat, kaldajat e ngrohjen qendrore

Financim nga shteti për familjet që instalojnë sistemet e ngrohjes dhe ftohjes në banesa! Miratohen 4 skema për panelet, pompat, kaldajat e ngrohjen qendrore