Polemika në kupë, Ronaldo i përgjigjet Rebic, Milan-Juventus mbyllet në 'paqe'

Polemika në kupë, Ronaldo i përgjigjet Rebic, Milan-Juventus mbyllet në 'paqe'

Ka përfunduar në barazim gjysmëfinalja e dytë e Kupës së Italisë mes Milanit dhe Juventusit e zhvilluar në “San Siro”. Përballja u mbyll në shifrat 1-1 me kuqezinjtë që bënë një pjesë të parë shumë të mirë por golin e shënuan kur kishte kaluar një orë loje me kroatin Ante Rebic që nga brenda zone mposhti Buffon.

Pak minuta pasi kaloi në avantazh Milani mbeti me një lojtar më pak pasi Theo Hernandez u ndëshkua me të kuq. Kjo e ndihmoi Juventusin të merrte kontrollin e lojës dhe në kohën shtesë fiton penallti që shkaktoi shumë polemika. Nga njëmbëdhjetë metrat paraqitet Ronaldo që nuk gabon dhe barazon në 1-1. Ekipi finalist do të vendoset në përballjen e kthimit më 4 mars ku Milanit i duhet të bëjë pa Ibrahimovic, Theo Hernandez dhe Castillejo të pezulluar.

Penalltia në fund për Juventusin shkaktoi shumë polemika. Për trajnerin e Milanit ajo nuk ishte penallti dhe se për prekjet me dorë ai thotë që nuk po kupton asgjë. Ndërsa për teknikun e Juventusit Sarri kishte edhe një tjetër penallti që nuk u dha në favor të ekipit të tij.

Ndërsa në Spanjë finalja e këtij edicioni të Kupës së Mbretit pritet që të jetë një derbi bask. Real Sociedad është i favorizuar pasi mposhti mbrëmë 2-1 ekipin e kategorisë së dytë Mirandes në gjysmëfinalen e parë. Gjithçka ndodh në pjesën e parë me Oyarzabal që shënoi me penallti por Aias barazoi dhe Martin Oedegaard realizoi golin e fitores./Nga Andi Kapxhiu

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si do jenë ndryshimet në Kodin Zgjedhor që do bëjnë PS-Rithemelimi?



×

Lajmi i fundit

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet

Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet