Gara për titull në Seria A ka marrë një tjetër tronditje. Interi kryesues, pas disfatës kundër Milanit, është ndalur në barazim 1-1 kundër Atalanta-s. në San Siro të parët realizuan të besuarit e Chivu-s me Pio Esposito-n, ndërsa goli i barazimit erdhi shumë kohë më pas. Krstovic në minutën e 83 realizoi me portën e boshatisur, por aksioni shkaktoi shumë polemika. Kjo për shkak të rrëzimit të Dumfries në duelin me Sulemana-n.
Goli i Atalanta-s tërboi trajnerin e Interit Christian Chivu, i cili për shkak protestash mori kartonin e kuq. Si të mos mjaftonte kjo, pas sekonda më pas Frattesi kërkoi penallti pas një goditje që mori brenda zonës nga Scalvini, por arbitri i ndeshjes nuk shkoi as në VAR. Episode që tërbuan zikaltërit, të cilët tani e shohin veten +8 pikë nga Milani ndjekës, por nëse ‘djalli’ ia del të dielën kundër Lazio-s diferenca zbret në 5 pikë, duke rihapur plotësisht kampionatin.
Komente







