ITALI - Derbi numër 230-të në histori mes Milanit dhe Interit foli 1-0 për kuqezinjtë e Max Allegrit. Këtë të diel gjithë sytë e tifozëve u zhvendosën në ‘San Siro’, aty ku Derbi i Madoninës ishte brenda pritshmërive, me garë të fortë sportive dhe një rezultat që rihap garën për titullin kampion në Serie A pas raundit të 28-të.
Fitorja 1-0 e Milanit bëri që Interi të prishte suksesin me tetë fitore radhazi këtë sezon në Serie A, ndërsa kjo është ndeshja e shtatë radhazi që Interi nuk fiton kundër kuqezinjve, me pesë fitore të Milanit dhe dy barazime.
Ndeshja u vendos nga goli i minutës së 35-të nga Pervis Estupinan, me këtë të fundit që mori një pasim nga Fofana dhe me të majtën mposhti portierin Sommer. Më pas Interi u përpoq të barazonte duke pasur edhe raste të pastra, por Maignan mbajti portën të paprekur.
Në 230 sfidat në histori mes tyre, Interi kryeson me 85 fitore, kundrejt 76 fitoreve të Milanit. Në 69 raste dy skuadrat janë ndarë në barazim. Edhe sa i takon golave të shënuar Interi është më mirë se 'kushërinjtë' e Milanit me 311 gola të shënuar, kundrejt 297 të pësuarve.
Pas këtij raundi Interi vijon kryesimin e Serie A me 67 pikë, shtatë më shumë se Milani i vendit të dytë. Pas tyre Napoli dhe Como.
S.Dh/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Mars, 08:12
Rritja e çmimit të ushqimeve, a duhet të marrë masa qeveria për të mbrojtur konsumatorët?
-
Po
89.9%
-
Jo
7.3%
-
Nuk e di
2.8%
Vota total: 2812
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Tiranë/ I shpallur në kërkim ndërkombëtar për vjedhje e prostitucion, në pranga 34-vjeçari, do ekstradohet në Itali
28 Mars, 11:51
-
Alban Daci: Skenarët e shumicës pas referendumit për drejtësinë
27 Mars, 16:29
-
Mesfushori i Napolit braktis Italinë ku ishte kapiten dhe vendos të përfaqësojë kombëtaren e Shqipërisë
27 Mars, 14:49
-
Dorëheqje dhe rivalitete, ja çfarë po ndodh brenda shumicës qeverisëse së Georgia Melonit në Itali
26 Mars, 14:16
-
Bënin ‘kërdinë’ me vjedhjet, arrestohen 4 shqiptarë të bandës së ‘skifterave’ në Itali! Shifra ‘e frikshme’, grabitjet arrijnë vlerën 181 mijë euro
26 Mars, 11:37
-
Gjyqtarët dhe prokurorët në Shqipëri reagojnë pas referendumit në Itali: Pavarësia e drejtësisë, gur themeli i demokracisë
25 Mars, 15:05
-
E rëndë në Itali, 13-vjeçari godet më thikë në qafë mësuesen në korridorin e shkollës! I mituri mbante veshur një bluzë me mbishkrimin 'hakmarrje'
25 Mars, 10:50
-
Itali/ Humbja në referendumin për reformimin e Drejtësisë, ‘tërmet’ në qeverinë Meloni! Dy dorëheqje të njëpasnjëshme
24 Mars, 20:30
-
Europa në rrezik të lartë nga zjarret, raporti: Kontinenti i papërgatitur për krizën që po vjen!
24 Mars, 19:11
-
Kriza e mungesës së infermierëve godet Piemonten në Itali, pas misionit në Shqipëri zgjidhja tani kërkohet në Uzbekistan
24 Mars, 16:11
-
Ndërron jetë në moshën 91-vjeçare Gino Paoli, kantautori që revolucionarizoi muzikën italiane
24 Mars, 14:59
-
2 shqiptarë rrahin dhe marrin peng pronarin e firmës së ndërtimit në Itali, biznesmeni: Ikëm nga frika, shtëpia nuk ishte më e sigurtë!
24 Mars, 13:08