Polemikat e 'Sanremo 2020', që nga frazat seksiste të Amadeus e deri tek shpenzimet marramendëse

Polemikat e 'Sanremo 2020', që nga frazat seksiste të Amadeus e deri tek shpenzimet marramendëse

Foto nga prezantuesit e 'Sanremo 2020'

Festivali më i rëndësishëm muzikor në Itali, “Sanremo” që do të mbahet në datën 4 deri në 8 shkurt është shoqëruar me polemika të shumta.

Frazat seksiste të përdorura nga Amadeus kanë sjellë shumë komente, ku gjithçka nisi me deklaratën për modelen bukuroshe Francesca Sofia Novello, e dashura e kampionit të Moto GP, Valentino Rosi.

Këtë vajzë shumë të bukur, që të gjithë e dimë se është e fejuara e të madhit Valentino Rossi, e zgjodha sepse pashë te ajo njëkohësisht bukurinë por edhe aftësitë për të qenë pranë një njeriu të madh, duke qëndruar një hap pas, pavarësisht moshës së re”, ka qenë komenti i Amadeus, që solli shumë reagime.

Duket se gratë nuk janë dakort me termin e përdorur nga prezantuesi ‘një hap pas’ duke e parë këtë si seksizëm nga ana e Amadeus.

Kjo ka sjell një tjetër reagim të prezantuesit ku ka sqaruar të gjithë situatën.

“Me ‘një hap mbrapa’ i referohesha zgjedhjes së Françeskës për të qëndruar larg dritave të reflektorëve, që në mënyrë të paevitueshme janë mbi Valentino Rossi-n. Një vajzë tjetër në vend të saj mund ta shfrytëzonte këtë popullaritet, ndërsa ajo ka zgjedhur të jetë e tërhequr”, shprehet Amadeus.

Së fundmi Monica Bellucci, personazhi kryesor i festivalit lajmëroi se nuk do të merrte pjesë për arsye madhore.

Gjithashtu edhe reperi italian Salmo, i cili do të ishte mysafiri i parë i mbrëmjes, hoqi dorë për të qenë pjesë.

“Unë nuk do të jem prezent në Festival, nuk ndjehem si ai, do të ndihesha në situatë të pakëndshme. Midis dy shenjtorëve, Sanremo dhe San Siro unë zgjedh San Siro, kështu që nëse doni të ndjeheni në vendin e duhur me njerëzit e duhur hajdeni në San Siro në 14 qershor”, ka shkruar ai.

Gjithsesi ai është në kërkim të një super reperi tjetër, ka zëra për Ghali Por, ndërkohë prezantuesi duhet të vazhdojë të mbrohet nga akuzat që bien mbi të nga të gjitha palët.

E fundit ka të bëjë me gruan e tij të vetme të vërtetë, Giovanna Civitillo, e cila do të jetë në programin “La vita in vivo” pikërisht në Sanremo.

Ajo ka qenë gjithmonë falë bashkëshortit të saj në televizion, por përsëri ai ka komentuar me ‘një hap’ pas për modelen Novello.

Përveç këtyre polemikave mes vetë stafit që pritet të dalë në skenën e “Sanremos”, një tjetër çështje është pagesa që do të marrin prezantuesit.

Amadeus shpjegoi se ato duhet të përfaqësojnë universin femëror në të gjitha nuancat dhe aspektet e tij.

Për shembull, Rula Jebreal, e cila ishte në qendër të polemikës së parë të këtij festivali, do të jetë për të folur kundër dhunës ndaj grave.

Dihet që do të marrë një pagë rreth 20-25 mijë euro, të cilën do ta dhurojë për bamirësi.

Por a do të jenë dakort edhe koleget e tjera të saj?

Sipas "Il Giornale", Georgina Rodriguez, e dashura e Ronaldos, që përfaqëson modën, Alketa Vejsiu prezantuesja e TV Shqiptar, Sabrina Salerno, Diletta Leotta dhe Francesca Sofia Novello, apo e dashura ‘një hap prapa’ e Valentino Rossit do të kenë të njëjtën pagë.

Dy të fundit do të angazhohen në një paraqitje të dyfishtë, Diletta mbrëmjen e parë dhe në finale, Francesca të Premten dhe gjithashtu në finale.

Mbase paga e tyre edhe mund të dyfishohet.

Antonella Clerici, duke u bazuar në profesionalizëm dhe inteligjencë, duket se do marrë 50,000 euro për një pjesëmarrje e mbase ndërhyrja në Festival është pjesë e kontratës me “Rai”-n.

Sidoqoftë, është e vështirë të mendosh që dy gazetarët e Tg1, Emma D'Aquino dhe Laura Chimenti do të marrin më shumë se një rimbursim të shpenzimeve.

Po në lidhje me mentorin e tyre, Amadeus, paga do të jetë midis 500 dhe 600 mijë euro.

Llogaritë në fund të fundit, duhet të jenë pak a shumë si vitin e kaluar, prej 30-31 milionë.

Sipas asaj që shkruan “Corriere”, të dy Bisio dhe Raffaele tashmë kanë nënshkruar një parakontratë për pagesën 350 apo 450 mijë euro.

Organizimi i Festivalit duhet t'i kushtojë "Rai"-t 17 milionë euro,12 për prodhim artistik dhe 5 milionë për Bashkisë.

Të ardhurat, shitja dhe reklamimi i biletave, nga ana tjetër, parashikohet të jenë rreth 26 milionë euro.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër

Durrës/ Të shtënat me armë dje në lagjen 15, arrestohen dy persona! Në kërkim një tjetër