Emrat shqiptarë pjesë e festivaleve prestigjiozë, Dua Lipa në 'Sanremo 2020'

Emrat shqiptarë pjesë e festivaleve prestigjiozë, Dua Lipa në 'Sanremo 2020'

Dua Lipa

Një ndër festivalet më prestigjiozë e më të njohur në botë, “Sanremo”, do të ketë një prezencë të gjerë të shqiptarëve.

Pas konfirmimit nga Amadeos të Alketa Vejsiut, pjesë e "Sanremo 2020" do të jetë edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa.

Përveç popstares Dua Lipa, do të jenë të tuar edhe artisti veteran italian, Johhny Dorelli dhe këngëtari napolitan Massimo Ranieri në një duet me kantautorin Tiziano Ferro e popstarin libanez-britanik Mika.

"Ne jemi duke punuar për emra të tjerë për të nënshkruar kontratatë, do të donim Al Bano dhe Romina, me një këngë të re të shkruar nga Malgioglio, si dhe Zucchero e Ultimo", tha moderatori dhe drejtori artistik Amadeus.

Prania e aktores së famshme Monica Bellucci është konfirmuar në mbrëmjen e dytë.

"Do të jenë gjithashtu Rula Jebreal, Sabrina Salerno, Alketa Vejsiu, Mara Venier dhe Georgina Rodriguez të enjten në mbrëmje", është shprehur Amadeus.

Antonella Clerici, Diletta Leotta, Emma D'Aquino, Laura Chimenti dhe Francesca Sofia Novello janë emra të tjerë që do të jenë pjesë.

Jebreal do të mbajë një monolog kundër dhunës në familje dhe prania e saj u konfirmua nxitur nga drejtuesit e së drejtës.

Dua Lipa

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen