Piloti holandez rregjistroi kohën më të mirë në pistën e Sepang të Malajzisë edhe pse këtë fundjavë është Çmimi i Madh i Bahreinit, por është zhvendosur atje për shkak të konflikteve në Lindjen e Mesme.

Në vendin e dytë u klasifikua britaniku Leëis Hamilton me Ferrari-n, tri të dhjetat më i avashtë se Verstappen. Dy ikonat e Formula 1 do ta nisin garën të dielën nga vija e parë e startit. Në vendin e tretë Isak Hadjar, i cili vulosi ditën shumë pozitive të skuderisë Red Bull, që ishte shumë e shpejtë. Në vendin e katërt u klasifikua kryesuesi i botërorit, italiani Kimi Antonelli me Mercedes, ndërsa i pesti do të niset Ferrari tjetër i drejtuar nga Charls LeClerc.