Poli Hoxha: Skenari makabër me tre faza, për të shkatërruar Sali Berishën!

Poli Hoxha: Skenari makabër me tre faza, për të shkatërruar Sali Berishën!

Ish kryeministri Sali Berisha

Sali Berisha i mblodhi sërish këtë të hënë paradite gazetarët dhe shpalosi zbulimin e një skenari “të tmerrshëm”, e të padëgjuar deri më tani. Natyrisht i thurur kundër tij.

Edi Rama, ish- eksponenti i lartë i FBI, McGonigal, Departamenti i Shtetit, Sekretari Blinken, ambasadorja Yuri Kim dhe Lulzim Basha, të gjithë bashkë, janë pjesë e një konspiracion të madh për të goditur atë dhe vetëm atë.

Aq shumë e kishte tronditur ky zbulim, sa që harroi se Apokalipsi ka zbritur në Turqi dhe nuk tha asnjë fjalë, deri sa e kujtoi një nga gazetarët e shumtë që kishte thirrur me urgjencë, të cilët “çuditërisht”, nuk i bënë asnjë pyetje për këtë konspiracion planetar kundër tij!

Historia e “pistoletave-çadra” që tregoi menjëherë pas vrasjeve në 21 janar, duket si fantazi fëmijësh përpara këtij skenari. Ja çfarë ka zbuluar dhe në çfarë përfundimi ka arritur Berisha, 10 ditë pas skandalit Rama-McGonigal:

Skenar, i cili u zhvillua në tre etapa: e para, në zyrat e McGonigal kundër Nick Muzin, që u kurorëzoi në ndjekjen penale të Lulzim Bashës dhe mbylljes së dosjes dhe marrjes peng të Bashës.

Etapa e dytë ishte sanksionimi i Sali Berishës, pasi ai nuk do pranonte kurrë që PD të bashkëqeveriste me Edi Ramën. Etapa e dytë e skenarit, pavarësisht se kishte apo jo, përfshihej apo jo në këtë aferë McGonigal, duhet të them se Yuri Kim, luajti rolin, duke shkelur çdo parim, çdo ligj dhe Kushtetutë, luajti rolin e McGonigal për shkatërrimin e opozitës shqiptare dhe këtë e panë të gjithë shqiptarët.

Etapa e tretë, Edi Rama në mënyrën më kriminale nuk ndalon në veprën e tij makabër për të qeverisur pa opozitë, për të konsoliduar monizmin e tij, don të përjashtojë nga zgjedhjet e 14 majit, PD-në.

Shihni çfarë ka ëndërruar që nga publikimi i skandalit, edhe pse askund nuk i del emri apo ndonjë indicie, se mund të jetë viktimë e mundshme e atij skenari të rëndë. E ka vënë vetveten në qendër edhe pse jo vetëm nuk ka gjurmë Berishe aty, por përkundrazi janë bashkëpunëtorë të tij të ngushtë e madje edhe familjarë, të cilët po i dalin çdo ditë si të përfshirë në afera të McGonigal, Duçkës, Nezës, Edi Ramës e personave të tjerë D, E, K, Zh….

Por kjo nuk e ka penguar që “ëndrrën se është ai viktima”, ta përpunojë brenda mendjes së tij, ta besojë edhe vetë dhe ta hedhë si kushtrim për revolucionin që duket se nuk ka për të mbaruar kurrë deri sa SHBA, Britania dhe SPAK, ti buzëqeshin dhe ti thonë: Rri rehat se je i amnistuar për të gjitha që ke bërë dhe ato që ke.

Sali Berisha mund ta akuzosh për çdo gjë të mundshme mbi këtë tokë por si mashtrues jo, kurrë, ndaj ai e beson vërtetë këtë konspiracion “të paparë”, siç do të thoshte Ilir Metaj!

Pra që ta kuptoni më thjeshtë. Pasi Rama sajoi një komplot kundër Bashës duke korruptuar një zyrtarë të FBI që ta përfshinte si “bashkëpunëtorë të rusëve”, ai e mori peng te dhomat e errëta në bunkerin e Surelit dhe e urdhëroi: Tani do veprosh si të dua unë:

“Plani përfundimtarë është që të bëjmë një qeveri të përbashkët, pasi të sabotosh bërjen tënde kryeministër pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.

Për Berishën që nuk do të pranojë se është i ndershëm mos ki merak, se kam biseduar me atë Çarlin e FBI që ta futi ty. E kemi bërë skenarin në tre faza, bashkë edhe me Gon Nezën dhe Dor Duçkën.

Sekretarin e Shtetit Blinken dhe ambasadoren Yuri Kim i kemi në thes. Saliu do kujtojë se pas kësaj është Sorosi dhe ndërkohë që do të merret me atë, ne vazhdojmë para me planin e bashkë-qeverisjes së Shqipërisë dhe ja fusim kështu edhe Likes.

Pasi ti kemi bërë gatit letrat “non grata”, unë do të japë sinjalin e koduar në parlament; “Sali e kalon dot oqeanin?!”

Ky është momenti që ti Luli bën gati ministrat e bashkëqeverisjes dhe pasi të të akuzojmë një vit rresht unë bashkë me Berishën, Metajn dhe Monikën si “spiun rus”, ti do hiqesh si “spiun” i SHBA dhe Perëndimit dhe do ti hapësh luftë “Trekëndëshit të Bermundës”.

Jo vetëm kaq por do të përmendësh në parlament, emër për emër, oligarkët; Sajen, Çetin, Bashkimin, Salillarin etj, të cilët ditën bëjnë ndonjë punë me mua, natën falen te “nongrata”. Nuk mund të luajnë me dy porta ata. Por kemi ngarkuar edhe Çarlin që bashkë me Gonen, ti takojnë një nga një…

Pastaj bashkë me Kimeten, do të blejmë shokët dhe shoqet e Zhukrit në gjykatë dhe do të japim vulën dhe çelësin e godinës së PD-së. që po e mban në qafë si hajmali të çmuar Flamur Noka!

Ja ky është plani me tre faza dhe mos bëj gëk-mëk, se të kam peng në bunkerin e Surelit.

Po na kapi Berisha, ti do të heshtësh si fije bari, kurse unë për të larguar vëmendjen deri sa të piqet bashkëqeverisja jonë, do të martojë live në BBV, Luizin fans të Berishës, me Kiarën që të këput shpirtin. Ai mund të sjellë edhe njerëzit e tij deri te shtëpia ime me parulla, “Trego pengun Lul”, por unë do të rezistojë.

Gjithashtu nëse Berisha edhe pas këtyre reagon fortë dhe shohim se ai do ti mbushë sheshet me mbi 200 mijë vetë, mund edhe të lëmë shtatzënë ndonjërën brenda “Big Brather VIP”, për ta sabotuar. Po që do qeverisim bashkë Luli, do qeverisim dhe pikë. Ti listën e ministrave të tu mbaje gati dhe sekret!”

Ky është skenari i tmerrshëm, makabër, global dhe me tre faza kundër Sali Berishës, të cilin e ka zbuluar vetë Sali Berisha. Ndaj o burraaa të gjithë të dalim në shesh në 11 shkurt, se na e shkatërruan fare Shqipërinë, Demokracinë, Pasurinë dhe Drejtësinë!

B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja