Punonjësit e policisë rrugore i kërkuan dokumentacionin e automjetit dhe lejen e drejtimit, por ai iu është kundërpërgjigjur me dhunë.
 
Kjo është ngjarja që ka ndodhur në qytetin e Shkodrës, kur Sajmir Saliu 32 vjeç ka dhunuar efektivin dhe më pas kolegët e tij e kaanë shoqëruar në komisariatin e policisë.
 
Sipas uniformave blu, arrestimi u bë sepse në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër, pasi për shkak të detyrës, ka kundërshtuar me dhunë Punonjësit e Policisë së Patrullës të Përgjithshme në Komisariatin e Policisë Shkodër.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)