TIRANE - Në kombinatin mekanik të Poliçanit ripaketohen fishekë kallashnikovi si prodhim i ri, destinacioni i të cilave nuk dihet. Ajo që u mohua nga ministri i Mbrojtjes disa ditë më parë, u vërtetua dje në Fiks Fare. Emisioni "Fiks Fare", për herë të parë solli pamje ekskluzive të ripaketimit të fishekëve në Kombatin Mekanik të Poliçanit.
Investigimi i "Fiks Fare" erdhi pas denoncimit të kryetarit të bashkisë së Poliçanit, Adriatik Zotka, i cili kërkoi ndihmën e këtij emisioni për të treguar atë çka ndodh realisht në Poliçan. Sipas tij, "fishekët që sillen në këtë kombinat për demontim, proces i cili është financuar nga ana e vendeve të NATO-s dhe kryesisht nga Qeveria Amerikane, në vend që të shkatërrohen po ripaketohen dhe përdoren për t'u shitur, pikërishtë në ato vënde që janë kundër Amerikës". Kryetari i bashksië së Poliçanit ndihet i pafuqishëm përpara indiferencës së institucioneve shtetërore. Ai për këtë veprimtari të paligjshme që po kryhet në Kombinatin Mekanik të Poliçanit ka vënë në dijeni Ministrin e Mbrojtjes, kryeminstrin, por ka dështuar. Askush nuk ka reaguar. Ai kërkon me këmbëngulje që të ngrihet një grup hetimor dhe të hetojë atë që po ndodh në repartet e kombinatit mekanik të Poliçanit, pasi sipas tij, po kryhet i njëjti proces ripaketimi që bëhej edhe në Gërdec.
Kamera e "Fiks Fare", ka arritur të futet në një nga repartet e këtij kombinati, i cili ruhet me ushtarë dhe të xhirojë të gjithë procesin e ripaketimit të fishekëve. U xhirua që nga sjellja e fishekëve në ambjentet e kombinatit, nxjerrjes së fishekëve të kalibrit 7,62 mm nga kutitë e vjetra metalike, pastrimin e tyre dhe paketimi në kutitë e reja të drurit. Ndërkohë që në arkat e drurit ku ripaketohen këta fishekë, vendoset data e prodhimit 1/09/2012. Ky është i njëjti proces që kryehej edhe në Gërdec, ku fishekët e vjetër ripaketoheshin si prodhim i ri për t'u shitur.
(Shkrimi u botua ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com