Poliçan, vrau ish-kryetarin e fshatit pas sherrit për pronën, lihet në burg autori

Gjykata e Beratit ka caktuar masën e sigurisë 'arrest me burg' për 58-vjeçarin Fatmir Cenaj, i cili akuzohet për vrasje. Ky shtetas vrau pak ditë më parë ish-kryetarin e fshatit Rehovë të Poliçanit, 57-vjeçarin Jonuz Banaj.

Ngjarja e rëndë ndodhi ditën e 3 prillit pas një konflikti për shkaqe pronësie, ndërsa autori i krimit doli sot para trupës gjykuese, kryesuar nga Lutfie Çela dhe prokuror i çështjes Tasim Puci.

Pas një konflikti për pronësinë 58-vjeçari ka qëlluar më armë zjarri ish-kryetarin e fshatit, shtetasin Jonuz Banaj, banues në Rehovë, Poliçan. Ish-kryetari i fshatit ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës në Tiranë, si pasojë e plagëve të marra.


Autori i ngjarjes Jonuz Banaj para gjykatës

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare

Rusia anashkalon sanksionet perëndimore, fillon përdorimin e Bitcoin në tregtinë ndërkombëtare