Policia e Durrësit ka vendosur që të shtojë dënimet për shoferët që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor, në mënyrë që të ulet numri i aksidenteve.
Për shkak të fluksit të madh të turistëve që përgjatë muajve të verës, pushtojnë Durrësin, policia e qytetit bregdetar ka marrë masat shtesë. Kështu mësohet se përgjatë rrugës Maminas- Gjiri Lalzit dhe anasjelltas, e cila njihet si një burim aksidentesh, janë shtuar policë rrugorë të pajisur me kamera. Këta të fundit do të filmojnë parakalimet e gabuara, ku shoferët do të gjobiten në mungesë.
Gjithashtu, bëhet e ditur se për disa parakalime të gabuara do të ketë edhe heqje të patentave në mungesë.
"Risi është dhe duhet t'i sensibilizojmë të gjithë pushuesit që shkojnë tek Maminas- Gjiri Lalzit dhe anasjelltas, për arsye se ka shume parakalime që janë burim aksidenti. Sivjet kemi vendosur shërbime të policisë rrugore civil me kamera që do të filmohen dhe video parakalimet e gabuara. Të cilat do vendosen masa administrative në mungesë, ku masa administrative do jetë maksimale. Do të ketë për disa parakalime dhe heqje te lejeve te drejtimit në mungesë", njofton policia e Durrësit.
Një masë e tillë, vjen me synimin që të ulet numri i aksidenteve.
Njoftimi i policisë
Policia Rrugore e Qarkut Durrës e angazhuar në mbarëvajtjen e sezonit turistik. Policia Rrugore e Qarkut Durrës është angazhuar maksimalisht në mbarëvajtjen e sezonit turistik. Nisur nga fluksi i madh i mjeteve që qarkullojnë në fundjavë në segmentin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit si dhe Plepa-Golem. Policia Rrugore me qëllim sigurimin e lëvizjes së lirë dhe pa probleme këshillon drejtuesit e mjeteve si më poshtë:
– Të mos kryejnë parakalime të gabuara.
– Të respektojnë normat e shpejtësisë.
– Të ruajnë distancën e sigurisë së mjeteve në lëvizje.
– Të mos drejtojnë mjetin nën efektin e pijeve alkoolike.
Gjithashtu bëjmë me dije se në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalëzit është shtuar monitorimi i rrugëve jo vetëm nga punonjës më uniformë por edhe punonjës policie civilë të cilët do të angazhohen për monitorimin e rrugëve, orientimin dhe këshillimin e drejtuesve të mjeteve duke siguruar një aks rrugor sa më të sigurt për pushuesit. Punonjësit e Policisë Rrugore do të ndëshkojnë ata drejtues që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe bëhen burim aksidenti. Policia Rrugore e Qarkut Durrës këshillon çdo drejtues mjeti që të jenë më të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.
Risi është dhe duhet ti sensibilizojmë te gjithë pushuesit qe shkojnë tek Maminas- Gjiri Lalzit dhe anasjelltas ,për arsye se ka shume parakalime qe janë burim aksidenti. Sivjet kemi vendosur shërbime te policisë rrugore me kamera qe do te filmohen dhe video parakalimet e gabuara. Të cilat do vendosen masa administrative në mungese. Ku masa administrative do jete maksimale. Do te ketë për disa parakalime dhe heqje të lejeve të drejtimit në mungesë. Do te njoftohen për masën me njoftimin në adresën e vendosje së masës ne mungese. Nëpërmjet rrjeteve sociale Facbook tek Policia e Durrësit.
NJE GJOBE TE TE MIRE I DUHET VENE DAKOS QE KA LENE DURRESIN PA SEMAFORE
Përgjigju