Police me pantallona të shkurtra, strategjia e Libanit për të tërhequr turistë/VIDEO

Police me pantallona të shkurtra, strategjia e Libanit për të tërhequr turistë/VIDEO

Policet libaneze me pantallona të shkurtra

Police të reja dhe bukura kanë filluar të patrullojnë në rrugët e qytetit libanez Broummana, veshur me pantallona të shkurtra dhe me bereta të kuqe në kokë. Risia vjen në kuadër të një plani të kryebashkiakut për të tërhequr turistë e për të promovuar imazhin e vendit.

“Nëntëdhjetë e nëntë për qind e turistëve në rajonin e Mesdheut veshin pantallona të shkurtra. Ne tani duam të ndryshojmë imazhin që Libani ka në Perëndim”, tha kryebashkiaku Pierre Achkar.

Por jo të gjithë janë dakord me të. Disa shkruajnë në rrjetet sociale se është e gabuar t’i joshësh turistët në këtë mënyrë.

Por pavarësisht qëndrimeve të kundërta, vetë policet janë të kënaqura. Samata Saad, një prej oficereve të rekrutuara, thotë se po e shijon këtë përvojë. “Kemi ardhur vullnetarisht në këtë punë dhe e kemi pranuar atë me entuziazëm. Shpresojmë që të kthehet në traditë për çdo sezon veror”, thotë ajo. Tema

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja