‘Vitin që vjen, në formën e shpërblimit, do ta çojë pagën e punonjësve të policisë deri në 150% të pagës që marrin sot. Në këtë skemë ne do të përfshijmë të gjithë punonjësit e policisë, nga inspektori deri te drejtuesit e parë, të cilët punojnë jashtë vendbanimit të tyre’, deklaroi ministri Çuçi në 5 nëntor 2021.
Këtë premtim Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi e bëri në Komisionin e Sigurisë, kur po diskutohej projekt-buxheti i vitit 2022. Nga kjo rritje do të përfitonin 1179 efektivë të të gjitha gradave.
Pas 4 muajsh nga kalimi i buxhetit, punonjësit e policisë që punojnë larg vendbanimit nuk e kanë marrë shtesën e premtuar. Ministri i Brendshëm pranoi vonesën gjatë interesimit të Report Tv, por shkakun e gjen tek kriza e çmimeve
‘Kemi pasur një ngadalësim të këtij procesi me krizën që ndodhi, por shumë shpejt, në mos gaboj në muajin tjetër, të gjitha ato që kemi premtuar dhe parashikuar në buxhetin e shtetit do të realizohen’, iu përgjigj Çuçi interesit të Report Tv.
Shqetësimin për policët që punojnë në distancë e ngre edhe kreu i Sindikatës së Policisë së Shtetit, Sadedin Fishta.
‘Në këtë periudhë të vështirë të krizës së çmimeve, do të ishte një ndihmë shumë e mirë për të gjithë punonjësit që punojnë jashtë vendbanimeve të tyre. E gjitha ka synimin që buxheti familjar të mos preket nga shpenzimet që sjell një punë disa kilometër larg vendbanimit të policit’, tha Fishata.
Përllogaritja e shtesës së pagës do të bëhet në bazë të kilometrave. Nga 20 deri në 60 km largësi, do të përfitojë 20% mbi pagën. Nga 61 km deri 120 km, policët do të përfitojnë 30% më shumë dhe mbi 121 km, do të përfitojnë 50% mbi pagën mujore.
M.Q./r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Pritet konferenca e parë ndërqeveritare, mendoni se Shqipëria bëhet anëtare e BE në një kohë të shkurtër?
-
PO
54.1%
-
JO
40.2%
-
NUK E DI
5.8%
Vota total: 2749
Lajme të tjera
-
U shkarkua nga Spiropali pasi kishte dekonspiruar një aksion të doganave, ish kryedoganieri i Sali Berishës Denion Meidani rikthehet drejtor nga Bledi Çuçi
29 Qershor, 09:01
-
Emërohen 12 nënkomisarë të rinj në Policinë e Shkodrës, Gledis Nano: Kanabisi është një sfidë e madhe, sepse prej kësaj veprimtarie fuqizohen grupet kriminale
20 Qershor, 18:35
-
Trafik i rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, apeli i policisë: Përdorni rrugët alternative, ka fluks të madh automjetesh
19 Qershor, 16:20
-
Ekskluzive/ Çadra kampingu dhe vaditje me pika uji në rrënjët e kanabisit, FOTO nga parcelat në Velipojë! Nano-vartësve: Kush fsheh drogën përjashtohet
19 Qershor, 11:47
-
Ranë nga lartësia duke eksploruar natyrë, evakuohen 2 turistë të dëmtuar rëndë në 'Syrin e Ciklopit'
18 Qershor, 20:50
-
Flamur Noka kërkon dorëheqjen e ministrit Bledi Çuçi, edhe pse drejtësia italiane e liroi nga akuzat djalin e tij
18 Qershor, 12:05
-
Mero Baze: Makthi i Berishës për fëmijët e kundërshtarëve
17 Qershor, 20:22
-
Mashtrimi i Berishës, publikon të paplotë dosjen për të akuzuar djalin e ministrit Çuçi! Drejtësia italiane e liroi nga akuzat
17 Qershor, 19:50
-
Siguria rrugore, Balluku e Çuçi prezantojnë makinat inteligjente që i shtohen flotës së Policisë së Shtetit
17 Qershor, 14:03
-
Bashkitë situatë kritike financiare, Vora dhe Kavaja në prag falimentimi! Rama: Nuk tolerojmë më, ju marrim nën administrim nëse shkojnë në kolaps
17 Qershor, 08:29
-
Arrestohet 62-vjeçari turk në Kapshticë, kishte fshehur 4 emigrantë të paligjshëm në rimorkion e kamionit
16 Qershor, 11:01
-
Interpelanca në Kuvend/ Salianji: OFL dhe vettingu në polici, nisma të qeverisë t'i vënë gjoba krimit! Çuçi: Të bashkohemi për t'u hequr pasurinë kriminelëve
16 Qershor, 07:45