Një video e policëve të Pribojit në Serbi që festojnë Vitin e Ri duke i thurur lavde gjenocidit të Srebrenicë është shpërndarë në rrjet, duke shkaktuar valë reagimesh.

Në video, policët bëjnë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve pakicë në Serbi, ndërsa video është publikuar në Facebook nga njëri prej policëve dhe është realizuar gjatë festimeve në një restorant.

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi e ka cilësuar videon 'skandaloze', teksa thotë se pamjet tregojnë fytyrën e vërtetë të Serbisë së Vulinit dhe Vuçiç.

“Këngët e policëve për Srebrenicë të re në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit. 'O Pazar – Vukovari i ri, oj Sjenicë – Srebrenicë e re'. Këto janë vargjet të cilët gjatë festimit të vitit të ri i kënduan disa pjesëtarë të policisë që veprojnë në zonën e Sanxhakut. Ato i publikuan me krenari edhe në rrjetet e tyre sociale. Sigurisht. Çfarë të pritet nga polici kur Ministri i tij mohon çdo ditë gjenocidin e Srebrenicës, me heshtjen miratuese të Presidentit Vuçiç. Këngët e policëve në Sanxhak janë fytyra e vërtetë e Serbisë së Vulinit dhe Vuçiçit”, shkruan Kamberi.

Kujtojmë se Priboj është një mjedis multietnik, ku gjatë luftës në Bosnje, edhe kundër qytetarëve boshnjakë të kësaj komune të Sanxhakut janë bërë krime të tmerrshme për të cilat askush nuk ka marrë përgjegjësi.

Lidhur me videon, ka reaguar edhe presidenti serb Aleksandër Vuçiç i cili ua ka lënë fajin mediave kroate, pasi sipas tij, ato “qëllimisht promovojnë histori negative nga Serbia dhe nuk u kushtojnë vëmendje sukseseve të Beogradit”.

“Nuk i pashë të gjitha detajet, aq sa lexova… Është detyra ime t’iu them boshnjakëve në Serbi se ky është vendi i tyre dhe po aq sa i imi dhe sa i shumve prej nesh, se ata do të jenë absolutisht të sigurt dhe të mbrojtur. I takon policisë të ndërmarrë veprime të përgjegjshme. Është më mirë të mos komentojmë për mediat kroate, sa i përket marrëdhënieve mes serbëve dhe boshnjakëve, duhet të kuptojmë se nuk mund të jetojmë dhe të mbijetojmë pa njëri-tjetrin dhe sa më shpejt ta kuptojmë këtë, aq më mirë. Urrejtja nga njëra anë provokon urrejtje edhe më të madhe nga ana tjetër. Unë u bëj thirrje njerëzve të kujdesen për fqinjët e tyre boshnjakë, ashtu siç i kërkoj boshnjakëve që të kujdesen për fqinjët e tyre serbë.” - ka thënë Vuçiç.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:44
Serbët me këngë e lavde për gjenocidin në Srebrenicë, Vuçiç: Fajin e kanë mediat kroate! Policia të marrë masa

1640812768_autovucic1636114740.jpg

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka komentuar videon ku shihen policë të Pribojit duke kënduar këngë ultra-nacionaliste, duke i thurur lavde gjenocidit në Srebrenicë, shkatërrimit të Vukovarit e duke bërë thirrje për krime të reja ndaj minoriteteve në Serbi. Për pamjet, Vuçiç ua ka lënë fajin mediave kroate, pasi sipas tij, ato “qëllimisht promovojnë histori negative nga Serbia dhe nuk u kushtojnë vëmendje sukseseve të Beogradit”.

“Nuk i pashë të gjitha detajet, aq sa lexova… Është detyra ime t’iu them boshnjakëve në Serbi se ky është vendi i tyre dhe po aq sa i imi dhe sa i shumve prej nesh, se ata do të jenë absolutisht të sigurt dhe të mbrojtur. I takon policisë të ndërmarrë veprime të përgjegjshme. Është më mirë të mos komentojmë për mediat kroate, sa i përket marrëdhënieve mes serbëve dhe boshnjakëve, duhet të kuptojmë se nuk mund të jetojmë dhe të mbijetojmë pa njëri-tjetrin dhe sa më shpejt ta kuptojmë këtë, aq më mirë. Urrejtja nga njëra anë provokon urrejtje edhe më të madhe nga ana tjetër. Unë u bëj thirrje njerëzve të kujdesen për fqinjët e tyre boshnjakë, ashtu siç i kërkoj boshnjakëve që të kujdesen për fqinjët e tyre serbë.” - ka thënë Vuçiç./EXPRESS/