Grupi i xhirimit të Report TV iu drejtua banesës të prindërve të Ornela Rorit (Morgan) në Korçë, 43 vjeçares që u vra bashkë me dy djemtë e saj nga burri i saj në Nju Jork. Më pas autori i dha fund edhe jetës së tij.
Në gjendje shoku dhe të rënduar psikologjikisht nga ngjarja prindërit e saj refuzuan kontaktin me mediat. Edhe fqinjët e prindërve të viktimës në mënyrë kategorike nuk u shprehën mbi ngjarjen. Familja Rori në Korçë ditën e sotme nuk ka hapur dyert e mortit për të pritur ngushëllime për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike të nënës dhe babit të viktimës.
Lajmi kryesor:
EMRAT/ New York, polici vret gruan e tij shqiptare, dy fëmijët e më pas veten! Familjarët e 43 vjeçares në Korçë të tronditur nga tragjedia






