Polici "e politizuar",shefi i SHKB
foto adhuruese për Berishën

Polici foto adhuruese për Berishën">
TIRANE- OSBE i kërkoi policisë së shtetit shqiptar që të garantojë paprekshmërinë e votës në 23 qershor gjatë zgjedhjeve të përgjithshme, ndërsa zyrtari i lartë i policisë së shtetit, u zotua se asnjë polic nuk do të prekë votën. Këto ishin temat e diskutuara në takimin e djeshëm mes kreut të OSBE Wollfarth dhe drejtuesit të policisë së shtetit Hysni Burgaj.

Po dje në rrjetin social facebook, në mënyrë ironike filluan të qarkullojnë edhe fotografi të zyrtarëve të policisë, për të treguar pavarësinë apo paanshmërinë e tyre në procesin zgjedhor. Hajredin Berisha, është me detyrë drejtor i SHKB në policinë e qarkut të Gjirokastrës. Fotoja e tij, ishte ndër më kryesoret që u qarkullua në këtë rrjet social, me komentet përkatëse, madje edhe me ironi drejtuar kreut të policisë së Shqipërisë dhe vetë ambasadorit të OSBE Wollfarth. “Nuk e dimë se ç’mund të presim nga drejtues të tillë, nëse do të ruajnë apo jo votat në zgjedhjet e përgjithshme të 23 qershorit”, ishin batutat ironike në rrjetin social.

Në dy foto që botohen sot në Shqiptarja.com, duken qartë elementet e politizuar të policisë së shtetit. Në njërën prej fotove, Hajredin Berisha ka pozuar në zyrën e tij, duke refuzuar që sipër kokës të ketë portretin e Presidentit Bujar Nishani, por, sikurse duket qartë nga foto, ka portretin e kryeministrit Sali Berisha.

Ndërkohë që një tjetër foto, e tregon zyrtarin e lartë të policisë së shtetit, duke pozuar përpara tre kompjuterave ku duket qartë se në print screen në faqen kryesore të kompjuterave, ka vetëm foton e kryeministrit Sali Berisha. Fotot flasin më shumë se 1000 fjalë ndërkohë që gjithçka po përgatitet për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

Hajredin Berisha, është vetëm një prej zyrtarëve që drejton zyrën e SHKB në Gjirokastër, dhe ka varësi direkte nga ministri i Brendshëm Flamur Noka.

Ndërkohë nga PS, gjithmonë ka pasur akuza për zyrtarët e kupolës drejtuese të Policisë së Shtetit, të lidhur drejtpërsëdrejti me Partinë Demokratike.

hajredin berisha me logo te shqiptarja.com

(Foto: Hajredin Berisha , shef i SHKB, Drejtoria e Policisë Gjirokastër duke treguar adhurimin për Kryeministrin Sali Berisha dhe duke shmangur Presidentin)

Në organizimin dhe funksionimin e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm thuhet se ai është një institucion i pavarur i administratës publike, dhe në varësi të Ministrit të Brendshëm. Fotot e shpërndara, kanë të evidentuar vetëm faktin e militantizmit në strukturat e policisë, që është dhe një ndër elementët më kryesorë të atakuar nga opozita gjatë këtyre ditëve, pa marrë parasysh edhe denoncimin për listat zgjedhore.

CFARE U DISKUTUA NE TAKIMIN MES POLICISE E WOLLFARTH


“Ju duhet të jeni në gadishmëri të zgjedhjeve të 23 qershorit, që të siguroni zgjedhje të lira dhe të ndershme.Por krahas garantimit të zgjedhjeve, policia duhet të vazhdojë punën në luftën kundër korrupsionit dhe kriminalitetit”, tha Wollfarth gjatë takimit të mbajtur dje në shkollën e Policisë në Sauk të Tiranës. “Unë dhe ekipi im shpresojmë shumë dhe presim që klasa politike, ashtu si dhe ata që ndihmojnë në administrimin zgjedhor-gjithashtu, edhe kushdo që është i pranishëm këtu sot- do sigurojnë që këto zgjedhje të përmbushin standardet e kërkuara ndërkombëtare, në mënyrë që Shqipëria të ecë vërtet përpara. Edhe pse këto zgjedhje të ardhshme janë padyshim një ngjarje kyçe për Shqipërinë në këtë moment, ne duhet të sigurojmë gjithashtu që puna normale e policisë të vazhdojë-veçanërisht lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, përshirë trafikimin e qenieve njerëzore dhe kultivimin e paligjshëm të lëndëve narkotike të vazhdojnë me nivelin e lartë të dedikimit siç është e nevojshme, gjithashtu edhe në kohë zgjedhjesh”- ambasadori i OSBE.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Hysni Burgaj. “Askush dhe për asnjë motiv nuk mund të penalizojë organizatën e Policisë së Shtetit me veprimet apo mosveprimet e tij, në përmbushje të detyrës së ngarkuar me ligj. Këtë ta keni parasysh mirë ju si drejtues dhe ua transmetoni edhe punonjësve në varësi tuaj”, tha Burgaj duke tërhequr vëmendjen e të gjithëve. REALITETI Por në realitet faktet duken krejt ndryshe.

(Shkrimi u publikua sot  ne gazeten Shqiptarja.com)
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare: Ai është i shqetësuar nga përshkallëzimi i konfliktit mes Rusisë dhe Ukrainës