Tre ushtarë izraelitë janë vrarë nga një polic egjiptian në të shtënat në territorin izraelit pranë kufirit me Egjiptin, shkruan BBC.

Për ngjarjen kanë nisur hetimet. Ndërsa ushtria egjiptiane tha se oficeri i saj i sigurisë kishte kaluar një pikë kontrolli ndërsa ndiqte trafikantët e drogës.

Ushtria izraelite ka thënë se të shtënat supozohej të kishin lidhje me një operacion kontrabande droge që kishte kryer gjatë natës.

Viktimë e të shtënave kanë mbetur dy ushtarë izraelitë, një burrë dhe një grua të cilët ishin të vendosur në një pikë të largët të kufirit kur u qëlluan për vdekje mëngjesin e së shtunës.

Trupat e tyre u zbuluan pasi një oficer i lartë nuk ishte në gjendje të kontaktonte me ta.

Disa orë më vonë, pas një operacioni kërkimi, autori i dyshuar i cili rezultoi të ishte polic egjiptian u arrestua dhe gjatë arrestimit të tij pati shkëmbim zjarri.

Një tjetër ushtar u plagos në shkëmbimim e zjarrit.

Në një deklaratë të paqartë, ushtria egjiptiane tha se oficeri i saj i sigurisë po ndiqte kontrabandistët e drogës dhe se një shkëmbim zjarri çoi në vdekjen e izraelitëve.

Kontrabanda me vlerë rreth 400,000 dollarë u zbulua nga forcat izraelite gjatë operacionit gjatë natës.

Ushtarët po vazhdojnë të kërkojnë në zonë për të tjerë persona që mund të jenë përfshirë.