Gjatë protestës së sotme tek liqeni artificial në kundërshtim të ndërtimit të parkut të lojrave për fëmije një punonjës policie ka goditur me shpullë një grua protestuese. Polici ësshtë filmuar nga kamerat e pranishme në vengjarje ku shihet qartësisht dhuna e papranueshme që ai ushton ndaj gruas.
Mimoza Boçari 60 vjec mësohet që është gruaja që u dhunua nga efektivi i policisë. Nënë e tre fëmijëve, është me profesion mjeke dhe ka dale në pension.
I menjëhershëm ka qënë reagimi i ministrit të brendshëm i cili ka kërkuar pezullimin dhe lirimin e tij nga detyra. Përmes një statusi në facebook Tahiri shkruan se e cilëson të papranueshme dhunën nga uniformat e policisë dhe sidomos ndaj një gruaje
"Eshte e papranueshme te sulmohet uniforma e Policise se Shtetit, qofte edhe nga nje grua, por absolutisht edhe me e papranueshme dhe e patolerueshme te reagohet fizikisht, sidomos ndaj nje gruaje. Kam kerkuar pezullimin e menjehershem te punonjesit e policise dhe lirimin e tij nga detyra. Policia qe duam nuk mund te jete kjo qe na treguan pamjet e konfliktit mes punonjesit te policise dhe nje qytetareje. Cdo punonjes policie duhet ta dije kete dhe kushdo e harron nuk do te tolerohet ne asnje rast e per asnje arsye."-shkruan Tahiri.
Pas pezullimit edhe drejtori i pergjithshëm i policisë Haki Çako ka kërkuar hetim per policin për "Shkelje te renda disiplinore". Kështu me urdher te drejtorit Çako drejtoria e standarteve profesionale ka nisur menjehere procedimin disiplinor per shkelje te rende, gjithashtu Prokuroria ka nisur hetimet per veprime arbitrare ne detyre ndaj efektivit Kristaq Papajorgji
/Shqiptarja.com

VIDEO