Report Tv mëson emrin e personit që polici i portit të Durrësit lejoi të dalë jashtë Shqipërisë ndonëse ishte shpallur në kërkim.
Ai është Elidon Çela, pronar i agjensisë së transportit ndërkombëtar të pasagjerëve “Buon Aventura” me seli në Lushnje dhe Padova.
Më 21 tetor 2022 në furgonin e kësaj kompanie që vinte në Portin e Durrësit nga Bari i Italisë u gjetën 522 mijë euro të padeklaruara. Paratë ishin fshehur në tavanin e furgonit, pranë impiantit të kondicionerit
Pas arrestimit, për të gjykatat e kishin lënë me masë më të butë, por në 14 shtator Gjykata e Lartë riktheu atë në arrest në burg dhe u shpall në kërkim.
Ai rezulton të ketë kaluar në Portin e Durrësit më 17 shtator dhe është lejuar nga polici Gledis Lushi të kaloj në mënyrë të kundraligjshme.
Megjithatë, Çela ka rënë në prangat e policisë këto ditë pasi është rikthyer sërish në Shqipëri, po përmes Durrësit.
Lajmi kryesor:
Lejoi largimin nga Shqipëria të Elidon Çelës, ndalohet polici i Portit të Durrësit! Pronari i kompanisë “Buon Aventura” në hetim për 522 mijë euro
S.G/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Jeni dakord me nismën e Kishës Katolike për ndalimin e simboleve komuniste?
-
Po
31.9%
-
Jo
62.2%
-
Nuk e di
5.9%
Vota total: 4854
Lajme të tjera
-
Kavajë/ 54-vjeçari tenton të vrasë 33-vjeçarin pas një sherri, e godet më sëpatë në kokë! Dërgohet te Trauma, pranga autorit
30 Nëntor, 11:48
-
VIDEO/ Morën peng 30-vjeçarin në Durrës për borxhin 6 mijë paund për ‘drogën në Britani’, 3 të arrestuar! Momenti kur policia ndërhyn për ta liruar (EMRAT)
28 Nëntor, 13:33
-
‘Nata e Skënderbeut’, grupi i pleqve të Krujës këngë e valle në Pallatin e Kulturës! Të ftuar edhe figura nga Kosova
28 Nëntor, 10:48
-
Durrës/ 45-vjeçari plagos me thikë 60-vjeçarin! Sherr pasi dyshohet se vajza e të plagosurit ishte lidhur me autorin
27 Nëntor, 11:21
-
111-vjetori i ngritjes së flamurit në Durrës, Begaj: Qyteti i parë i rilindjes sonë, në kohë kaosi durrsakët i paraprinë shpalljes së Pavarësisë në Vlorë
26 Nëntor, 13:55
-
Moti i keq, rritet niveli i lumit Ishëm në Fushë-Krujë
25 Nëntor, 17:32
-
Reshjet e dëborës, bllokohet aksi Krujë-Qafështamë
25 Nëntor, 17:28
-
Moti i keq, pezullohet linja e trageteve Durrës-Bari, Vlorë - Brindisi e anasjelltas
25 Nëntor, 16:39
-
Krujë/ Zhduken afresket 1200-vjeçare në Kishën e Dervenit, Ministria e Kulturës e la në harresë! Eksperti: Përmbytet nga uji, të shpëtohet ky monument
25 Nëntor, 16:19
-
Ishte në ‘arrest shtëpie’, arratiset i dënuari për vrasje! Pezullohen nga detyra 4 efektivë në Durrës
24 Nëntor, 13:12
-
Qeveria financoi 503 milion lek, parkimi publik i Durrësit po ndërtohet pa leje ndërtimi! Bashkia konflikt me hekurudhën për pronësinë e truallit
24 Nëntor, 13:02
-
Durrës, 42 vjeçari nga Tirana gjendet i pajetë në portin e peshkimit, ja çfarë dyshohet
24 Nëntor, 09:07