ELBASAN - Kërcënonte se do të vriste shefin e sigurisë së paraburgimit dhe çdo person tjetër, arrestohet efektivi i policisë së paraburgimit të Elbasanit, Sefer Bruçi. Burime nga drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve kanë bërë të ditur se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë.
“Në Institucionin e Paraburgimit Elbasan, në ora 14:05, polici i rolit bazë Sefer Bruçi, pas marrjes së shërbimit në regjim të jashtëm në vend shërbimin numër 1, merr në telefon Specialistin e informacionit, të cilin e informon se armën e ka të mbushur dhe se do të qëllonte Përgjegjësin e Sigurisë, Edmond Alimadhi apo këdo që do të futet në Institucion”, bën të ditur Drejtoria e Burgjeve.
Këto burime thanë se, menjëherë është marrë masa për neutralizimin e këtij efektivi të policisë së burgjeve dhe me ndërhyrjen e Drejtorit të Paraburgimit Elbasan, pas negociatave punonjësi Bruçi e ka dorëzuar armën dhe është larguar nga vend-shërbimi. Menjëherë është bërë kontrolli i armës, që ka rezultuar se ishte e mbushur.
Pas marrjes së këtij informacioni, në Institucionin e paraburgimit të Elbasanit kanë shkuar urgjentisht specialistët e SHKB. “E gjithë ngjarja ka ndodhur në harkun kohor të 15 minutave”, bëjnë të ditura burimet zyrtare të Drejtorisë së Burgjeve.
Gjithashtu është mësuar se, në ora 15:18 të ditës së djeshme, Sefer Bruçi është shoqëruar për në Komisariatin e Policisë Elbasan. Aktualisht janë duke u kryr hetimet për të zbardhur arsyet e kësaj ngjarjeje.
Redaksia online
(ac/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com