Ky është oficeri i Policisë Entjol Xhelili që dëshmoi sot ne Komisionin Hetimor për pajisjen e përgjimit, Imsi Catcher.  Polici ra në sy që në fillim jo vetëm për deklaratat e forta por edhe për paraqitjen e jashtme. I veshur një bluzë të kuqe me shqiponjë dykrenare në gjoks, në kyçet e duarve kishte të lidhur dy shalle, një me flamurin e amerikan dhe një tjetër me flamurin e BE.

Sipas Xhelilit, Noka ka futur pajisje përgjimi dhe ka bërë përgjime me Imsi Catcher. Në fund të dëshmisë, Entjol Xhelili këndoi dhe himnin kombëtar. 

“Kam dhe diçka të fundit, prisni”, tha Xhelili dhe hapi celularin dhe vuri të dëgjohej himni kombëtar. Xhelili tha se ky veprim është betimi se sot në Komision ka dëshmuar të vërtetën.

Ky veprim inatosi anëtarët e djathtë, të cilët mbyllën mbledhjen e Komisionit Hetimor për Imsi Catcher.

“Kjo është shou”, tha Noka.

“Duhet ta respektojmë”, tha Çuko dhe nisi të këndonte me Xhelilin.

Entjol Xhelili
(Oficeri i Policisë Entjol Xhelili)


(d.b/Shqiptarja.com)